ITALI – Tajani: Reagimi i Izraelit në Gaza duhet të jetë proporcional

by admin
Spread the love

ROMË, 19 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Përgjigjja e Izraelit ndaj sulmeve të Hamasit të 7 tetorit duhet të jetë proporcionale dhe të kursejë popullsinë civile në Gaza, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani në konferencën e ambasadorëve italianë në botë.

”Italia ka dënuar fuqishëm sulmin e Hamasit kundër viktimave të paarmatosura që të kujtonin brutalitetin nazist të Holokaustit”, tha Tajani duke hapur konferencën së bashku me presidentin Sergio Mattarella.

”Megjithatë, ne duam gjithashtu që reagimi i Izraelit të jetë proporcional, për të kursyer popullatën civile në Gaza”, shtoi ai.

Kryediplomati përsëriti dy gurët kilometrikë të politikës së jashtme të Italisë, që janë ”Evropa dhe marrëdhëniet transatlantike, një marrëdhënie e konsoliduar me SHBA, të cilave ne do t’i jemi gjithmonë mirënjohës për parandalimin e Italisë dhe Evropës që të bien pre e dy diktaturave si nazifashizmi dhe komunizmi”.

”Italia dëshiron të jetë bartëse e paqes në mbarë botën”, theksoi ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like