ITALI – Tajani bën thirrje për moderim në konfliktin izraelito-iranian

by admin
Spread the love



ROMË, 12 prill /ATSH-ANSA/ – Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij iranian Hossein Amir-Ambdollahian, në sfondin e tensioneve të përtëritura në Lindjen e Mesme pas sulmit në konsullatën e Teheranit në Damask.

Në takim, Tajani i bëri një thirrje të fortë Iranit për moderim, duke nënvizuar se ”hakmarrja kundër Izraelit do të provokonte një kundërreagim nga shteti hebre”.

Dhe kjo mund të shkaktojë një konflikt edhe më të madh dhe më të rrezikshëm për të gjitha shtetet në rajon.

Italia i kërkon Iranit të punojë në të kundërt për të ulur tensionin dhe për t’u kthyer në debatin politik./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakMUZIKË – Ermal Meta dhe Noemi prezantojnë Koncertin e 1 Majit


You may also like