ITALI – Socialdemokratët përjashtojnë Cozzolino mes skandalit të korrupsionit në BE

by admin
Spread the love

ROMË, 16 dhjetor /ATSH-DPA/- Socialdemokratët italianë (PD) kanë përjashtuar një nga anëtarët e tyre, Andrea Cozzolino, si një masë paraprake lidhur me skandalin e korrupsionit në Parlamentin e BE-së, njoftoi sot partia, në Romë.

“Andrea Cozzolino do të përjashtohet nga lista e anëtarësimit të partisë si dhe nga të gjitha organet partiake. Ky vendim do të zbatohet deri në përfundimin e hetimeve që lidhen me skandalin ‘Qatargate’”, sipas deklaratës.

“Vendimi është marrë pas mbledhjes së partisë dhe ka hyrë në fuqi menjëherë”, thuhet në deklaratë.

Politikani 60-vjeçar nga Napoli përfaqëson partinë e tij në Parlamentin e BE-së. Ndihmësi i tij u mbajt në paraburgim pas skandalit të korrupsionit që përfshinte ryshfete që dyshohet se ishin marrë nga Maroku dhe Katari.

Cozzolino deklaroi të enjten se ishte thellësisht i indinjuar nga ngjarjet, duke theksuar se nuk kishte asnjë lidhje me hetimin.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like