ITALI – Rritja ekonomike shënon rënie në tremujorin e tretë

by admin
Spread the love

ROMË, 31 tetor /ATSH-DPA/-Rritja ekonomike në Itali shënoi një rënie në tremujorin e tretë të 2022, pas përshpejtimit në tremujorin e mëparshëm, sipas të dhënave paraprake të Istat.

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 0,5% në tremujorin e tretë, krahasuar me 1,1% në tremujorin e dytë të vitit.

Në terma vjetore, rritja e PBB-së u ngadalësua në 2,6% nga 4,9% në tremujorin e mëparshëm.

Sipas Zyrës së Statistikave, Istat, rritja vjetore e bartur e PBB-së për vitin 2022 arriti në 3,9%. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like