ITALI – Rritet inflacioni, më i larti në nëntë muaj

by admin
Spread the love

ROMË, 1 shkurt /ATSH-DPA/ – Inflacioni i çmimeve të konsumit në Itali u rrit, për herë të parë në nëntë muaj, në janar, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë se sa pritej, sipas të dhënave paraprake të zyrës së statistikave, ISTAT.

Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit 0,8% në terma vjetore, në janar, krahasuar me 0,6% në muajin e kaluar, që ishte norma më e ngadaltë e inflacionit që nga shkurti i vitit 2021.

Ekonomistët kishin parashikuar një rritje më të lartë prej 1,1%.

Rritja e inflacionit ka ardhur kryesisht nga rritja e shërbimeve të transportit me 4,3% kundrejt rritjes prej 3,7% një muaj më parë.

Rritja vjetore e çmimeve për produktet ushqimore të papërpunuara arriti në 7,5% nga 7,0%.

Inflacioni bazë, i cili përjashton energjinë dhe ushqimet e freskëta, u ul në 2,8% krahasuar me 3,1% muajin e kaluar.

Në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me 0,3% në janar, kundrejt rritjes së parashikuar prej 1,0%.

Inflacioni, bazuar në indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit (IHÇK), rezultoi në 0,9% në janar, nga 0,5% në dhjetor.

Në terma mujore, IHÇK-ja regjistroi një rënie prej 1,1%. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like