ROME, 27 dhjetor /ATSH-DPA/ Kryeministrja italiane Giorgia Meloni shtyu sot për herë të dytë konferencën e saj për shtyp të fundvitit, duke përmendur si arsye gripin.
Konferenca ishte përgatitur për të enjten. Asnjë datë e re nuk është caktuar.
Meloni, liderja e Fratelli d’Italia (Vëllezërit e Italisë) fillimisht kishte planifikuar të mbante një konferencë për shtyp përpara Krishtlindjeve.
Meloni nuk jep shpesh intervista për shtypin.
Gjatë periudhës së Krishtlindjes, ajo ka postuar në Instagram foto me vajzën e saj pranë një peme Krishtlindjesh.
Në detyrë si liderja e parë e qeverisë italiane që nga tetori i vitit të kaluar, Meloni do të drejtojë Italinë ndërsa vendi merr presidencën e G7 në fillim të vitit të ardhshëm.
Samiti i G7 është planifikuar në mes të qershorit në Pulia në jug të vendit.//a.i/