ITALI – Kabineti miraton reformën zgjedhore të Melonit

by admin
Spread the love

ROMË, 3 nëntor /ATSH-DPA/ – Kabineti italian miratoi sot një projektligj që është pjesë e përpjekjes së diskutueshme të reformës zgjedhore të kryeministres Giorgia Meloni.

Përkrahësit thanë se kjo do të sigurojë një stabilitet më të madh politik në Itali, një vend që ka përjetuar gati 70 qeveri në 78 vjet që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Sipas planit, aleancat elektorale duhet të paraqesin një kandidat për postin e kryeministrit.

Nëse kandidati zgjidhet, ai person do të marrë automatikisht 55% të vendeve në të dy dhomat e parlamentit.

“Nëse Meloni arrin të nxisë reformën, ky do të ishte ndryshimi më i gjerë i kushtetutës që nga hyrja në fuqi në 1948”, sipas vëzhguesve.

Meloni e quajti atë “nëna e të gjitha reformave”.

Roma dëshiron të përdorë reformën për të luftuar paqëndrueshmërinë kronike të qeverive italiane.

Herë pas here, qeveritë janë shpërbërë dhe janë zëvendësuar nga qeveri teknokrate.

Megjithatë, çdo ndryshim kushtetues në Itali kërkon një shumicë prej dy të tretash në të dy dhomat e parlamentit.

Nëse kjo nuk arrihet, çdo propozim duhet të hidhet në referendum. Megjithatë, ka shumë pak gjasa që të arrihet një shumicë prej dy të tretash.

Reforma kushtetuese është një nga synimet më të rëndësishme të Melonit.

Sipas Melonit, suksesi i reformës së saj kushtetuese do të çonte në një Republikë të Tretë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like