ITALI – Julian Assange bëhet Qytetar Nderi i Romës

by admin
Spread the love

ROMË, 16 shkurt /ATSH-ANSA/ – Julian Assange u bë Qytetar Nderi i Romës, çka e shndërron kështu kryeqytetin italian në të parin në botë që i jep këtë titull themeluesit të Wikileaks-it.

Asambleja e kryeqytetit, e ashtuquajtur Kapitoliane miratoi vendimin me 27 vota pro dhe dy kundër rezolutën që i jep Julian Assange këtë titull.

Votimi u mirëprit me duartrokitje nga publiku i pranishëm në sallën ”Julius Caesar”.

”Më në fund e miratuam rezolutën për dhënia e këtij titulli nderi për Julian Assange”, komentoi ish-kryetarja e bashkisë, përfaqësuese e Lëvizjes Pesë Yje, Virginia Raggi, nënshkruesja e parë, së bashku me udhëheqësen e grupit, Linda Meleo dhe udhëheqësin e grupit ”Civica Raggi”, Antonio De Santis.

”Është një moment i madh kënaqësie. Besoj se kryeqyteti duhet të dërgojë një sinjal të rëndësishëm në favor të një njeriu të cilit i janë shkelur vazhdimisht të drejtat themelore”, tha ai.

Tashmë duhet të thërritet Stella Moris, bashkëshortja e Assange, që brenda 20 ditëve t’i jepet titulli.

”Do të jetë një ditë e mrekullueshme për Romën dhe për lirinë e informacionit”, theksoi De Santis.

“Ne votuam kundër. Nuk bëhet fjalë për të vënë në pikëpyetje vlerat universale si liria e shtypit, demokracia dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Ajo e Assange është në fakt një histori shumë e ndryshme, me konture të paqarta, ende për t’u përcaktuar nga pikëpamja gjyqësore dhe mbi të gjitha që nuk ka të bëjë me një betejë në mbrojtje të këtyre vlerave. Veprimet e tij rrezikuan sigurinë dhe jetën e shumë njerëzve”, deklaruan këshilltarët e Valerio Casini dhe Francesca Leoncini, që shtuan se Assange ishte një figurë kontroverse./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like