ITALI – Bosi mafioz Messina Denaro në koma të pakthyeshme

by admin
Spread the love

ROMË, 23 shtator /ATSH-DPA/ – Bosi më i kërkuar i mafies në Itali, Matteo Messina Denaro, i cili u kap në janar pas 30 vjetësh në arrati, ka qenë në një koma të pakthyeshme që nga e premtja, raportoi sot agjencia e lajmeve ANSA.

Ai vuan nga kanceri i zorrës së trashë dhe mjekët thanë se Messina Denaro nuk do të shërohet.

“Me kërkesën e tij, masat për ta mbajtur ate gjallë janë ndërprerë”, njoftuan mjekët nga spitali në qytetin qendror italian të L’Aguila.

Në fillim të gushtit, mafiozi 61-vjeçar iu nënshtrua një operacioni në zorrë në spitalin San Salvatore në qytetin qendror italian të L’Aquila.

“Ndërsa operacioni ishte i suksesshëm, kanceri i tij i avancuar i zorrës së trashë shkaktoi një përkeqësim të pakthyeshëm në gjendjen e tij shëndetësore”, tha ANSA.

“Të premten Messina Denaro pati gjakderdhje të konsiderueshme dhe menjëherë kaloi në një koma të pakthyeshme”, raportoi ANSA.

Messina Denaro, kreu i dënuar i mafies siçiliane “Cosa Nostra”, u kap nga policia në janar pas tre dekadash në arrati.

Bosi i mafies, i cili konsiderohej prej kohësh i arratisuri më i kërkuar i Italisë, u kap nga një njësi e specializuar policie në një klinikë kanceri në Palermo, ku po trajtohej me një emër të rremë.

Ai u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm për rolin e tij në një seri vrasjesh të frikshme dhe shpërthimet e makinave me bomba në Itali.

Ndër krimet e kryera, ai është fajësuar për shpërthimet e makinave me bombë të vitit 1992 që vranë prokurorët kryesorë e anti-mafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.

Messina Denaro konsiderohej si njeriu i besuar i ngushtë i ish bosëve të krimit mafioz Bernardo Provenzano dhe Salvatore “Totò” Riina. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like