ITALI – Anija “SOS Méditerranée” shpëton rreth 470 migrantë në Mesdheun qendror

by admin
Spread the love

ROMË, 28 gusht /ATSH-DPA/- Ekuipazhi i “SOS Méditerranée’s Ocean Viking”, që vepron në Mesdheun qendror, tha se kishte shpëtuar pothuajse 470 migrantë pas disa misionesh në fundjavë.

“Ata ishin të rraskapitur emocionalisht dhe fizikisht”, shkroi grupi i ndihmës në Twitter herët të dielën, duke shtuar se shumë prej tyre kishin dalë në det të hapur pa jelek shpëtimi.

Mjekët pa Kufij, një tjetër grup i ndihmës raportoi se kishte shpëtuar 11 migrantë të cilët ishin vendosur në bordin e “Geo Barents”.

Ndërkohë, një anije tjetër, “Humanity 1”, u nis dje nga Spanja për në Mesdheun qendror për misionin e saj të parë së bashku me një organizate gjermane të ndihmës, “SOS Humanity”. Organizata gjermane “Resqship” kishte shpëtuar afro 60 migrantë.

Shumica e migrantëve ishin nisur nga brigjet e Afrikës së Veriut, nga Libia ose Tunizia, për të arritur në vendet e Bashkimit Evropian nëpërmjet Mesdheut.

Organizatat private të ndihmës vijnë rregullisht në zonë për të shpëtuar migrantët në det.

Autoritetet italiane, shpesh i lejojnë migrantët të zbarkojnë në ishullin e vogël të Lampedusa, Siçili ose në kontinentin jugor.

Italia po përgatitet për zgjedhjet e 25 shtatorit. Disa parti të krahut të djathtë kanë deklaruar në fushatën aktuale zgjedhore se do të ndalojnë ardhjen e migrantëve.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like