ITALI – 7 vjet burg kush braktis kafshët në rrugë

by admin
Spread the love



ROME, 11 janar /ATSH/ – Zero tolerancë ndaj kujtdo që braktis kafshën e tij në rrugë veçanërisht nëse verifikohet një aksident rrugor me pasoja vdekje ose lëndimi, thuhet në ”Kodin Rrugor të Autostradave” i cili po diskutohet në parlamentin italian, shkruan Corriere della Sera.

Në rastin e sipërpëmendur personi përgjegjës do të rrezikonte deri në shtatë vjet, sipas Kodit të ri i propozuar nga zv/kryeministri dhe ministri Trasporteve Matteo Salvini.

Amendamenti i miratuar sot parashikon përveç burgimit edhe heqjen e patentës.

Ligji i miratuar në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve përcakton “një shtrëngim të dënimeve të parashikuara tani për ata që braktisin kafshën në rrugë apo në periferi edhe aty ku nuk ndodhin aksidente”. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakCensusi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujor Dimërues, në Shqipëri në datat 13-14 janar


You may also like