Istogu: Nëse dënohen çlirimtarët në Hagë, do të cenohet edhe pavarësia e vendit (VIDEO)

by admin
Spread the love

Raif Istogu, njëri nga organizatorët e protestës në Hagë, ka thënë se pret që të dielën do t’i tregojnë botës për padrejtësitë që po i bëhen kosovarëve.

Istogu, në Info Magazine në Shqip, tha se në rast se ndodh që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë të dënohen atëherë sipas tij do të cenohet edhe pavarësia e vendit, njofton Klankosova.tv.

“Shkaku kryesor që ne kemi vendosur të organizojnë një protestë në Hagë është se kemi parë që po tentohet të dënohet Ushtria Çlirimtare të Kosovës dhe liria jonë, ne e kemi frikën se në raste që dënohen çlirimtarët që na sollën lirinë atëherë do të na cenohet edhe pavarësia e vendit”.

“Se janë po të njëjtit njerëz që dhanë shumë dhe sollën Pavarësinë e Kosovës. Është shumë e padrejtë e gjithë kjo që po i bëhet popullit të Kosovës dhe jo vetëm atyre që po gjykohen atje” u shpreh Istogu.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like