Ismet Krasniqi i kundërpërgjigjet Besim Hasanit

by admin
Spread the love

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, tha se projektet e parapara po realizohen në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ish presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka shkruar në profilin e tij në facebook: “Kurset bazë kanë qenë të mirëpranuara nga të gjitha Federatat sportive! Ndërprerja e tyre është e pakuptimtë! Shpresoj se ata që i kanë dëgjuar këto seminare do të rekomandojnë vazhdimin e tyre!”.

Krasniqi sqaron çështjen e kësaj pune, duke iu kundërpërgjigjur Hasanit.

“Këtë vit ka filluar kursi i Avansuar për menaxhimin e organizatave sportive edicioni i tretë ASMC 3, ndërsa kursi bazik për Adminstrator Sportiv këtë vit kemi vetëm një kërkesë nga Federata e Golfit dhe Minigolfit të cilët nuk e kanë mbajtur këtë kurs, po pritet derisa Federatat të dorëzojnë listat dhe të bëhet kërkesa në Solidaritetin Olimpik Ndërkombëtarë, gjithashtu është paraparë që edukimi i administratorëve sportiv me kursin bazik të shtrihet edhe në nivel të klubeve, gjegjësisht të mbahen kurset në të gjitha regjionet e Kosovës”, thotë Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

You may also like