Ismajli: Duhej të kishim fituar për tifozët, por qëllimi u arrit, kualifikim si kryesues të grupit

by admin
Spread the love

Mbrojtësi Ardian Ismajli theksoi se skuadra do e analizojë barazimin me Ishujt Faroe, megjithatë shtoi se qëllimi u arrit dhe u kualifikuan në EURO 2024 si kryesues të Grupit E.

Duke folur për emisionin “KUQEZI” në Shqip/Digitalb, Ismajli theksoi se i vjen keq që nuk fituan, pasi theksoi se duhej ta bënin për tifozët.

Ndeshja: “Të gjithë e dimë se kjo ndeshje sot nuk ishte një nga ndeshjet më të mirë, megjithatë objektivi u arrit, pasi jemi në vendin e parë. Do e analizojmë këtë ndeshje dhe do e shohim ku kemi ngec, pasi në këto eliminatore kemi bërë ndeshje perfekte, dmth jo në këto dy të fundit, por në të tjerat.”

Forma: “Mungesën ndaj Çekisë e kam vuajtur jashtëzakonisht shumë, por me triumfin që bëri skuadra e kam shijuar shumë, pasi mu duke vetja sikur po luaja. Më këto ndeshje kush më shumë e kush më pak ka dhënë kontribut. Në çdo pozicion kemi nga tre lojtarë të gjithë janë më të mirë se njëri-tjetri.”

Pse ky rezultat, mos e keni nnvlerësuar? “ Jo aspak e kemi marrë seriozisht si çdo ndeshje tjetër. Megjithatë ky është një ekip që mbyllet mbrapa dhe normale është shumë e vështirë ta thyesh, megjithatë e morëm një pikë dhe jemi në krye të grupit, ndonëse na duhej fitorja për publikun tonë.”


Top Channel

You may also like