Ismajlgeci e Xhixha nuk mjaftojnë, edhe Tirana jashtë Europës

by admin
Spread the love

Pas Vllaznisë dhe Laçit, edhe Tirana është eliminuar nga Conference League edhe pse provoi deri në fund për mrekullinë. Ekipi i Orges Shehit u mposht nga Zrinjski me rezultatin 3-2 në një sfidë me shumë emocion.

Pas 25 minutash lojë Jankovic prish ekuilibrat e takimit pas një supergoli nga distanca duke i dhënë epërsinë vendasve. Po në pjesën e parë Zrinjski shënon edhe golin e dytë duke i dhënë një tjetër shumplakë Tiranës.

Në pjesën e dytë bardheblutë japin shenja jete dhe ngushtojnë diferencat me Ismajlgecin. Megjithatë vendasit thellojnë sërish diferencën me Cuze.

Tirana provon sërish dhe shënon me Redon Xhixhën, por në fund sfida përfundon me rezultatin 3-2 me Zrinjskin që kalon në turin tjetër, ndërsa Shqipëria nuk ka më asnjë ekip që e përfaqëson në Europë. /oversport.tv

Foto: HSK Zrinjski Mostar, Facebook

You may also like