Ishte vendimtar në fitoren e Kosovës U19, flet portieri Erion Avdija: Ne jemi të kënaqur me fitoren, do punojmë më shumë për ndeshjet tjera

by admin
Spread the love

Kombëtarja e Kosovës u19 ka nisur mrekullisht kampanjën ‘Elite Round’ për kualifikimin në Kampionatin Evropian, pasi ka triumfuar ndaj Austrisë me rezultatin minimal 1:0.

Një nga më meritorët për fitoren e ‘Dardanëve’ është portieri Erion Avdija, i cili priti penalltinë e sulmuesit austriak, Dursun, në minutën e 23’të të ballafaqimit, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai poashtu gjatë tërë ndeshjes e mbajti në lojë Kosovën u19 me pritjet e tij spektakolare.

Avdija thotë se janë të lumtur me triumfin, por jo edhe me lojën – andaj do punojnë që të përmirësohen.

“Ne jemi të kënaqur me fitoren, edhe pse nuk ishte një lojë e mirë nga ne. Ne do të punojmë për të treguar performancë më të mirë ndeshjen tjetër”, ka thënë Avdija për ‘GazetaBlic Sport’.

“Sigurisht, mundohem ta ndihmojë ekipin ku të mundem për të arritur në Kampionatin Evropian, por më e rëndësishmja do të jetë se si do të luajmë si ekip”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Kosova U19 në krye me Adil Maliqin do të luajë edhe dy ndeshje tjera. Fillimisht me Spanjën pas tri ditës (23 mars) dhe në fund me Slloveninë me 26 mars. Në rast se pas tri ndeshjeve, Kosova mbetet në vendin e parë në grup, atëherë siguron kualifikimin e madh në Kampionatin Evropian U-19.

/GazetaBlic Sport

You may also like