“Ishte me urdhër gjykate”, Artan Hoxha nxjerr në skenë Adriatik Llallen: Telefoni i përgjuar është i Taulant Ballës, u zbulua vetëm kur foli ‘i madhi’

by admin
Spread the love

Gazetari Artan Hoxha në emisionin Të Paekspozaurit ka folur lidhur me përgjimet e Taulant Ballës për të cilin u shpreh se ka qenë telefoni i tij ai që është vënë në përgjim.

Ai tha se çdo provë u asgjësua dhe u fshi duke u cilësuar si një lapsus pasi kuptuan se telefoni që po përgjonin ishte duke komunikuar me kryeministrin Rama.

Hoxha sqaron se në vendimin e gjykatës thuhet qartë se jo vetëm që duhet të asgjësohet, por që personi nuk duhet ta marrë vesh që është përgjuar.

Artan Hoxha: Telefoni që është përgjuar është i Taulant Ballës. Çfarë ka ndodhur? Në vitin 2016 ndodhi një atentat ku u vranë 3 persona. Ishin tre qitës dhe të tretit iu bllokua armë. Po të mos i bllokohej, do kishim më shumë viktima. Më pas ka pasur një telefonatë drejt Ardian Çapja dhe i është thënë ‘për çfarë ke nevojë’ sepse diskutohej që mund të kishte dhe viktima të tjera për shkak të plagosurve. Ai që është fakt është se të plagosurit janë sjellë tek Trauma. Gjeni dhe pamjet e shikojini. Më pas i është kërkuar prokurorisë që të vihen në përgjim njerëzit që mund të kishin dijeni për ngjarjen, mes tyre dhe Çapjas. Prokurori i ka kërkuar gjykatës që të lejohet përgjimi i celularëve. Ai ka çuar vetëm emrin Taulant, me idenë që ky Taulanti komunikon me Çapajat dhe ne nuk e dimë kush është Taulanti. Nga data 4 shkurt, në orën 13:20 deri në datën 6, ora 12:10 minuta, telefoni i shtetasit Taulant ka qenë në përgjim. Përgjimi bëhej në Tiranë. Prokurori sheh se ky numër fliste me kryeministrin, në atë moment prokurori i Përgjithshëm në atë kohë, Adriatik Llalla ngriti alarmin dhe u tha ‘çfarë po bëni’ sepse s’e përgjoni dot. Me urgjencë u bë një shkresë për tu ndërprerë përgjimi. U përgjua për vetëm 10 orë, u mor vesh që ishte i madhi duke folur dhe paf, u mbyll përgjimi. Bisedat janë në CD dhe nuk janë zbardhur, gjykata miratoi ndërprerjen e përgjimit. Gjykatës nuk iu tha që ishte deputeti ai që po përgjohej, por iu tha se ishte një lapsut dhe se po e përgjonin kot këtë. Më pas i çuan CD-në dhe kërkuan që të asgjësohej. Çfarë ka folur e di vetëm operatori në qendër. Gjykata tha më pas që jo vetëm që duhet asgjësuar, por nuk duhet njoftuar personi që është përgjuar dhe as që janë asgjësuar.

You may also like