Ishte ftuar në dasmën që do të mbahej në “Presige Resort”, turistja amerikane: U zgjuam nga zhurmat, jemi të zhgënjyer dhe të mërzitur

by admin
Spread the love

Ditën e nesërme në “Prestige Resort” ishte planifikuar që të mbahej në ambientet e jashtme të këtij hoteli luksioz një dasmë shqiptaro-amerikane, ku të ftuar ishin 100 persona.

Por siç duket aksioni i paligjshëm dhe i papritur i IKMT-së për të shembur dy pishina në resort, ka ndryshuar planet për çiftin që do të kurorëzonin dashurinë e tyre në “Prestige Resort”.

Një e ftuar në këtë dasmë, një shtetase amerikane, tha për mikrofonin e ‘News24’ se ishin zgjuar nga zhurmat dhe se ishin shumë të zhgënjyer nga ajo çka po ndodh aktualisht në resort.

“Jam nga Amerika. Isha e ftuar në fundjavë për një martesë. Jemi të zhgënjyer dhe shumë të mërzitur. Sapo u zgjuam pamë zhurma jashtë dhe mjetet, fadromat, që ishin në resort. U mërzitëm. Familja jonë zgjodhi ‘Prestige Resort’ për të bërë dasmën. Ne do mundohemi të gjejmë një tjetër vend për të bërë ceremoninë e dasmës. Është hera e që vijë në Shqipëri. Por jemi shumë të zhgënjyer nga kjo që ndodhi sot.”, tha vajza amerikane.

You may also like