ISHP: Ka rritje të rasteve me gripit në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love

Në periudhën nga 1 deri në 7 janar të vitit 2024, Maqedonia e Veriut ka regjistruar një rritje të shpejtë të rasteve të gripit, shkruan Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). Numri i rasteve të gripit ka shkuar në 1.025, duke shënuar një rritje prej 2.5 herë më shumë krahasuar me javën e kaluar. Këto të dhëna janë të bazuara në survejimin e kryer nga ISHP gjatë javës së parë të vitit.

“Krahasuar me javën e parë të sezonit të kaluar, numri i personave të infektuar ka shënuar një rritje prej 24.8%, ndërsa në krahasim me një vlerësim të sezonit tipik të sëmundjeve në 13 sezone të fundit, rritja është prej 68.8%. Kjo situatë ka tejkaluar pragu javor të aktivitetit sezonal të gripit”, sipas ISHP.

Në laboratorin virologjik të ISHP, janë testuar 37 mostra nga survejimi rutinë për gripin dhe Covid-19. Nga këto, janë zbuluar 21 raste pozitive të gripit, duke përfshirë variantet A(H1)pdm09, A(H3), dhe Influenza A jo të nëntipe. Gjithashtu, është raportuar një rast me virus sincicial respirator dhe SARS-CoV-2.
“Të sëmurë janë raportuar në Shkup – 269, Dibër – 188, Gostivar – 114, Shtip – 107, Manastir – 104, ndërsa në pjesën tjetër numri i rasteve të raportuara është më i vogël se 100. Në tetë njësi raportuese që kanë raportuar raste gjatë kësaj jave është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit, në gjashtë sezonal, në tre të mesëm dhe në një në Dibër me aktivitet të lartë. Gjatë kësaj jave janë raportuar dy vdekje nga gripi. Bëhet fjalë për personat e moshës 56 dhe 61 vjeçare nga Shkupi dhe Kumanova, të cilët janë shtruar në QSU për pneumologji dhe alergologji. Te personat e vdekur u konstatua prania e sëmundjeve shoqëruese – kardiovaskulare dhe pulmonare dhe nuk ishin vaksinuar me vaksinë kundër gripit sezonal. Në mesin e personave të vdekur është konfirmuar laboratorikisht gripi A(H1)pdm09”, shtoi ISHP.

Gjatë javës së parë të vitit, janë regjistruar dy vdekje nga gripi, personat ishin 56 dhe 61 vjeç dhe kishin sëmundje shoqëruese. ISHP thekson rëndësinë e vaksinimit kundër gripit dhe rekomandon vaksinimin për të gjithë, veçanërisht për grupet e rrezikut, duke përfshirë të moshuarit, fëmijët, dhe personat me sëmundje kronike. Deri më tani, janë vaksinuar 60,766 persona me vaksinë falas ose komerciale.

ISHP thekson se vaksinimi është mënyra më efektive për mbrojtjen kundër gripit dhe inkurajon qytetarët të regjistrohen për vaksinën falas përmes ueb-faqes www.vakcinacija.mk.

MARKETING



You may also like