‘Ishalla merr flakë Luizi dhe uji i pishinës është i mbushur me benzinë”, Amos shokon me deklaratën, Dea qesh

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito ‘kurorëzuan me dasmë’ dashurinë e tyre mbrëmjen e kaluar. Teksa të gjithë banorët e tjerë festuan nën ritmin e këngëve të Altin Shirës, dy prej banorëve që nuk iu bashkuan dasmës ishin Amos Zaharia dhe Dea Mishel. Dyshja thanë se nuk donin të bëheshin pjesë e dasmës për shkak të marrëdhënies me Luizin.

Ata kanë ndjekur dasmën të ulur në oborr, teksa të tjerët kërcenin e shijonin eventin.  Kur Luizi po digjte shaminë e beqarit, Amosi ka shokuar me deklaratën e tij, duke thënë se “ishalla merr flakë dhe ishalla uji i asaj pishine është i mbushur me benzinë”.


Kjo deklaratë ka shkaktuar të qeshura tek Dea, por njerëzit në internet janë shokuar duke shpërndarë videon masivisht. Më pas Amos ka bërë një tjetër propozim shokues, duke i thënë Teas dhe Deas që të kapin nga flokët dhe të tërheqin zvarrë Efin dhe Kiarën.

Të ikim t’i kapim për flokësh? Zvarrë”- tha Amos, i cili shtoi më tej se po bënte shaka.

You may also like