“Isha mirë ashtu siç isha”, Nicki Minaj pendohet për ndërhyrjet plastike – Shqip

by admin
Spread the love

Nicki Minaj është penduar për ndërhyrjet e saj plastike. Gjatë një interviste për “Run-Through With Vogue” ajo ka treguar për ndikimin e dikurshëm të ndërhyrjeve dhe si ka ndryshuar mendimi i saj lidhur me to.

“Ta garantoj, nëse ndryshon diçka në trup dhe bën një ndërhyrje kirurgjikale, me gjasë, jo përfundimisht por me gjasë, do kthesh kokën pas një ditë dhe do thuash ‘isha mirë ashtu siç isha’”, është shprehur 40-vjeçarja. “Dhe kjo është ajo që më ndodhi. S’mundja as t’i besoja fotove që dikur s’më pëlqenin”.

Minaj foli edhe për arsyen pse iu nënshtrua kirurgjisë plastike: “Nuk më pëlqente që isha e dobët, që kisha një prapanicë të sheshtë, gjinj jo shumë të ngritur. Ishin shumë gjëra”.

Ajo shprehet se i dikur i druhej fotove të saj të vjetra sepse nuk i pëlqente pamja në to, por tani “e dua mënyrën si duket ai njeri fizikisht”, tha Minaj.

Këngëtarja mendon se djali i saj 3-vjeçar e ka ndihmuar të ndryshojë mendim. “Mendoj se shtatzënia ka luajtur një rol sepse djali im më kujton shumë veten. Veten time të vërtetë. Dhe më bëri të mendoja pse nuk e pëlqeja unë këtë? Shumë e çuditshme. Por të shihja fotot e vjetra, të mundja t’i shihja më bëri të kuptoja, “këto foto të vjetra janë të bukura’”.

Kohët e fundit Minaj i është nënshtruar një ndërhyrjeje për të zvogëluar gjoksin, diçka që e ka rrëfyer në numrin e Dhjetorit të revistës Vogue./tvklan.al

You may also like