Ish-ylli i Arsenalit është shndërruar në biznesmen miliarder

by admin
Spread the love

Ish-ylli i Arsenalit, Mathieu Flamini tregoi fabrikën e re të kompanisë së tij, e cila pritet t’i bëjë miliarda.

Francezi e kaloi pjesën e fundit të karrierës së tij duke qenë po aq aktiv jashtë fushës, duke u bërë po aq i njohur për sipërmarrje. Ai u bë bashkëthemeluesi i GF Biochemicals, kompania e parë në botë që prodhoi në masë acid levulinik.

Karburanti është bërë nga mbetjet bimore dhe mund të përdoret për të krijuar plastikë në një mënyrë që e mbron edhe ambientin. Dhe 38-vjeçari, i cili ka një vlerë neto prej 25 miliardë eurosh, u pa duke pozuar jashtë fabrikës së tij të re, e cila thuhet se mund t’i fitojë miliarda më shumë.

Flamini përmes Instagramit ka publikuar fotot e fabrikës së tij të re së bashku me disa punëtorë.

Fotot i ka mbishkruar: “Fushë të ndryshme, por i njëjti pasion për të nxitur ndryshimin duke i bërë gjërat më mirë”.

Ish-mesfushori kishte thënë më parë: “Ne themeluam GF Biochemicals me ambicien për të gjetur alternativa të qëndrueshme ndaj produkteve me bazë nafte”.

lamini kaloi shtatë vjet me Topçinjtë në dy periudha të ndryshme, fillimisht nga 2004 në 2008 dhe më pas nga 2013 në 2016. Ai madje kaloi pesë sezone mes tyre me gjigantët e Serisë A, Milanin, ku arriti të fitonte Scudetton.

Por, është koha e tij në veri të Londrës që ai mbahet mend për më shumë, pasi ka bërë 246 paraqitje dhe ka fituar tre trofe të FA Cup. Flamini e përfundoi karrierën e tij me periudha të shkurtra te Crystal Palace dhe më në fund te skuadra e La Ligës, Getafe.

You may also like