Ish-“ylli” gjerman “këshillon” Toni Kroos: Në gabimin e parë, të gjithë do ta harronin karrierën e tij

by admin
Spread the love

Toni Kroos u tërhoq nga “pancerat” menjëhere pas përfundimit të Euro 2020, dhe së fundmi janë shtuar zërat për një rikthim të mundshëm me teknikun Julian Nagelsmann që ka një vlerësim të veçantë për 34-vjeçarin, mirëpo sipas “legjendës” gjermane, Stefan Effenberg, “ylli” i Real Madrd nuk duhet ta bëjë diçka të tillëë

Megjithatë, për Effenberg rikthimi në kombëtare do të ishte me shumë rrisk për Kroos pasi në gabimin e parë, e gjithë karriera e tij dhe kontributi pozitiv në radhët e “Die Mmannschaft” mund të harrohej.

“Toni Kroos është në një moshë ku nëse nuk merr pjesë në një event të tillë si Evropiani, mund ta zgjasë karrierën me klube edhe për të paktën dy vite të tjera. Nëse flasim në aspektin sportiv sigurisht që rikthimi i tij do ta ndihmonte jashtëzakonisht Gjermaninë, skuadra do të fitonte stabilitet.

Kroos prej vitesh performon në një nivel të lartë dhe vazhdon ta bëj këtë me Realin e Madridit. Megjithatë, një rikthim i mundshëm do të kishte edhe një rrisk të madh, sepse në gabimin e parë, të gjithë do ta harronin karrierën e tij dhe do të nisnin kritika të pafundme. /i.m /abcnews.al

You may also like