Ish-trajneri i Realit komenton përballjen me Sitin: Do të jetë ndeshje madhështore, shpresoj tek fitorja

by admin
Spread the love

Real Madrid do të përballet me Mançester Sitin në ndeshjet e vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Ish-trajneri, Emilio Butragueno për Sky Sport deklaroi se madrilenët do të luajnë një ndeshje të mirë dhe shpreson të lumturojnë tifozët.

“Ne do të luajmë një çerekfinale dhe do ta përballojmë ashtu siç është. Sfidojmë kampionët në fuqi, një skuadër shumë e fortë me një skuadër të jashtëzakonshme. Shpresojmë të luajmë një ndeshje të mirë dhe t’i bëjmë të lumtur tifozët tanë.

Do të jetë një ndeshje madhështore për publikun mes dy skuadrave me vokacion sulmues dhe që duan të luajnë futboll dhe sulm. Besoj se ndeshjet e këtij lloji shërbejnë për të rritur pasionin e njerëzve për këtë sport të bukur ”, tha shkurtimisht ai.

PANORAMASPORT.AL

You may also like