Ish-trajneri i Prishtinës kanosi me thikë Shpend Ahmetin, mbahet në paraburgim

by admin
Spread the love

Trajneri i njohur, Afrim Toverlani është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, pasi ka kërcënuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, transmeton Insporti.

Sipas burimeve të Klan Kosova, me datë 25, zotëri Toverlani ka qenë i dehur dhe ka mbajtur me vete edhe një armë të ftohtë, thikë dhe ka shkuar tek shtëpia e Shpend Ahmetit.

“Më 25.10.2021 rreth orës 17:50 Policia ka marrë informacionin se është raportuar një rast i kërcënimit në lagjen Nic në Çagllavicë, saktësisht në shtëpinë e kryetarit të komunës Shpend Ahmeti. Patrulla kur ka shkuar në vendngjarje i ka takuar katër burra të cilat janë bashkëpunëtorë të Shpend Ahmetit dhe trajnerin Afrim Tovërlani”.

Toverlani është në mbajtje prej 48 orësh.  

You may also like