Ish-trajneri i Besës së Pejës bëhet skaut i Manchester United

by admin
Spread the love

Ish-drejtori dhe trajneri i Besës së Pejës, Jeremain Klein është emëruar si skuat nga Manchester United. Klein do të jetë skaut në Francë për të vëzhguar futbollistë, që potencialisht mund të transferohe në klubin e madh anglez, shkruan Insporti.com.

Klein do jetë skauti më i ri i Manchester Unitedit për regjionin e akademive të Francës.

Ai gjatë karrierës së tij ka qenë për rreth 13 vite skaut i skuadrës së famshme franceze PSG.

Ndërsa, nga viti 2020 Klein erdhi në futbollin e Kosovës, fillimisht si trajner i Besës së Pejës e më pas mori pozitën e drejtorit të klubit.

Klubi anglez gjatë orëve në vazhdim pritet ta konfirmojë emërimin e francezit Klein.

You may also like