Ish-presidenti Meta paralajmëron punonjësit e shtetit: Mos firmosni shkresa dhe akte të paligjshme

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, i bën thirrje punonjësve të shtetit të mos përdoren për të firmosur shkresa dhe akte të paligjshme.

Ai paralajmëron se me anë të këtyre veprimeve ata do të dëmtojnë veten e tyre pasi thekson se në Shqipëri do të funksionojë vetëm Kushtetuta dhe ligji.

“U bëj thirrje të gjithë punonjësve të shtetit të jenë shumë të kujdesshëm, të mos përdoren si bedela për të firmosur shkresa dhe akte të paligjshme sepse do të marrin më qafë veten e tyre!

Në Shqipëri do të funksionojë Kushtetuta dhe ligji”, shkruan Meta.

You may also like