Ish-portieri legjendar Edwin van der Sar në terapi intensive, çfarë i ndodhi – Shqip

by admin
Spread the love

Ish-portieri i Manchester United, Edwin van der Sar, ndodhet në terapi intensive pasi pësoi gjakderdhje në tru. 52-vjeçari, i cili në vitin 2016 u kthye te Ajax për të marrë rolin e shefit ekzekutiv, ndodhet në gjendje të stabilizuar.

“Të premten, Edwin var der Sar ka pasur një gjakderdhje në tru. Ai është aktualisht në spital në terapi intensive në gjendje të stabilizuar”, njoftoi klubi holandez.

Deri më tani nuk ka informacione të tjera më konkrete. Van der Sar ka fituar Premier League-n angleze 4 herë me Manchester United si dhe një herë Champions League në vitin 2008.

Ai është një legjendë për futbollin holandez dhe për kombëtaren ka luajtur 130 sfida. Edhe pse Ajax nuk dha detaje të tjera, raportohet se Van der Sar u shtrua në spital në Kroaci, pasi aty pësoi hemorragjinë cerebrale.

Këtë vit, portieri legjendar kishte shprehur se do të tërhiqej nga roli i tij në klubin e Ajax-it./tvklan.al

You may also like