Ish-oficeri që vrau George Floyd me gjurin në fyt, goditet 22 herë me thikë në burg

by admin
Spread the love

Derek Chauvin, ish-oficeri i policisë në Minneapolis, i cili u dënua për vrasjen e George Floyd në vitin 2020, u godit 22 herë me thikë të premten në një burg federal në Arizona.

Chauvin u godit me thikë nga një i burgosur tjetër në Institucionin Federal Korrektues në Tucson, Arizona, SHBA, një burg i sigurisë së mesme që është rrënuar nga mungesat e sigurisë dhe mungesat e personelit.

“Një i burgosur u sulmua në burgun Tucson rreth orës 12:30 pasdite. Ky person u transferua në spital për trajtim dhe asnjë punonjës tjetër nuk u lëndua gjatë incidetit”, tha Byroja e Burgjeve në një deklaratë të premten.

47-vjeçari po vuan dënimin me 21 vite burg për shkeljen e të drejtave civile të Floyd-it dhe një dënim 22-vjeçar për vrasje të shkallës së dytë. John Turscak e goditi Chauvin 22 herë në bibliotekën e ligjit në burg me një thikë të improvizuar, thanë prokurorët. Turscak, 52 vjeç, u tha oficerëve se do të kishte vrarë Chauvin nëse ata nuk do të kishin ardhur kaq shpejt, sipas prokurorëve.

I burgosuri shpjegoi gjithashtu se ai zgjodhi datën e së Premtes së Zezë si një njohje të Jetëve të Zeza kanë rëndësi dhe simbolit “Dora e Zezë” e lidhur me grupin mafioz meksikan. Avokati i Chauvin, Eric Nelson, është përpjekur për ta mbajtur atë larg nga të burgosurit e tjerë, duke parashikuar se ai do të ishte objektiv i ndonjë sulmi.

“Në burgun e tij të mëparshëm në Minesota përpara se të transferohej në Arizona, Chauvin mbahej kryesisht në izolim për mbrojtjen e tij”, shkroi Nelson në dokumentet e gjykatës vitin e kaluar.

Floyd vdiq më 25 maj 2020 pasi Chauvin i vuri gjurin në qafë për më shumë se nëntë minuta në rrugë jashtë një dyqani, ku dyshohej se po përpiqej të kalonte një kartëmonedhë të falsifikuar prej 20 dollarësh. Videoja ku dëgjohen thirrjet e zbehta të Floyd-it “Nuk mund të marr frymë” dhe vdekja e tij, ndezi protesta në mbarë botën, disa prej të cilave u kthyen në dhunë dhe detyroi një debat kombëtar mbi brutalitetin e policisë dhe racizmin.

 

 


Top Channel

You may also like