Ish-oficeri hyn në çerdhe dhe qëllon pa mëshirë drejt fëmijëve dhe të rriturve, të paktën 28 viktima në Tajlandë

by admin
Spread the love

Një ish-oficer policie hapi zjarr drejt fëmijëve që ndodheshin në një qendër të edukimit parashkollor në Tajlandë, duke lënë të paktën 28 të vdekur.

Autori i armatosur është ende i lirë pas sulmit në Nong Bua Lamphu, në veri-lindje të vendit.

Sipas policisë, mes viktimave ka fëmijë dhe të rritur.

Sulmuesi qëlloi dhe goditi me thikë fëmijë dhe të rritur dhe tani është në arrati, tha policia, ndërkohë që raportohet se oficeri ishte shkarkuar kohët e fundit.

Të shtënat masive në Tajlandë janë të rralla. Në vitin 2020, një ushtar vrau 21 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë në qytetin Nakhon Ratchasima.


Top Channel

You may also like