Ish-mësuesja e dënuar për lidhjen me minorenin, nis punë në kantierin e ndërtimit pas lirimit të përkohshëm në Britani (fotot)

by admin
Spread the love

Një mësuese britanike e burgosur për lidhjen seksuale me një nxënës 15 vjeçar, është kapur nga kamerat duke punuar si “roje objekti” në një kantier ndërtimi plot me burra, pasi përfitoi një lirim të përkohshëm nga burgu.

Kandice Barber, e cila kishte qenë në nje lidhje intime me një 15-vjeçar që mësonte në shkollën ku punonte, është parë tashmë në një kantier ndërtimi të bashkisë Hounslow, në Londër.

Burimet thonë se ish-mësuesja “e pëlqen shumë punën e re në kantier”.

Një i njohur i saj tha për të përditshmen The Sun: “Kandice ka nisur punë dy muaj më parë, çka është disi shokuese pasi ajo duhet të ishte prapa hekurave”.

“Ajo është shumë tërheqëse dhe preferohet shumë nga djemtë, ata më duket nuk e kanë idenë e të kaluarës së saj. Candice flirton me të gjithë dhe tashmë është bërë e njohur”.

Barber u fotografua me helmetën e saj të mbrojtjes teksa drejtonte automjetet që hynin e dilnin nga kantieri, si dhe duke drejtuar trafikun e mjete dhe këmbësorëve para hyrjes.

Ajo ka nisur punë me grupin Wates Construction – të cilët konfirmuan se është liruar përkohësisht dhe “po riintegrohet në shoqëri para lirimit të plotë”.

37 vjeçarja nënë e tre fëmijëve ishte burgosur për gjashtë vjet e dy muaj në 2021, pas abuzimit të abuzimit të saj në shkollën Princes Risborough, me nxënësin e mitur.

Kohët e fundit është mësuar se ish-bashkëshorti i Barber, Daniel është vendosur me një të dashur të re, edhe pse më parë ishte zotuar se do të mbështeste gruan e tij gjatë dënimit.

Punëdhënësit e saj të rinj Wates Construction thonin: “Ne marrim në punë herë pas herë të dënuar sipas skemës së lirimeve të përkohshme të ministrisë së drejtësisë. Ne punojmë nga afër me zyrtarët sipas rregullave mbrojtëse për të siguruar shëndetin e komuniteteve të cilave u shërbejmë”.