“Ish-kryetari bëri spastrim në PD”/ Imami: Kam vërejtje…

by admin
Spread the love

Një nga figurat që  është rikthyer në PD, ish-ministri Arben Imami ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Imami është shprehur se ish-kryetari i PD Basha bëri spastrimin be partisë ndërsa theksoi se ka një vërejtje që demokratët të mos mbeten me formulimet e vjetra të rinj dhe të vjetër.  “Do ishin parrullat e para 20 vitesh që kishin strategji Rama dhe Basha.”-vijoi ai.

Ai ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin e sotëm kombëtar ku tha se në PD ndodhi një krizë përfaqësimi duke theksuar se ish-kryetari dhe persona të tjerë manipuluan vendimmarrjen duke bërë spastrim të partisë.

“Ajo që ndodhi në partinë tonë ishte krizë e përfaqësimit. Ish kryetari dhe të tjerë manipuluan vendimmarrjen dhe bën spastrimin e partisë. Zgjedhjet e kontrolluara, të manipuluara, të falsifikuara në vitin 2017 dhe 2021 pas ndryshimeve të turpshme. Asnjë qëllim i mirë nuk e justifikon kurrë shkeljen e votës së lirë.

Kjo duhet të vijojë të jetë rruga jonë për ringritjen e partisë. Kjo nuk mjafton. Nuk mjafton vetëm pjesëmarrja. Duhet të synojmë përfaqësimin e qytetarëve. Ky proces, primaret do të hapin rrugën për njerëz të rinj në politikë. Ka njerëz në këtë vend me kontribute, aftësi. Por edhe një vërejtje. Të mos mbetemi me formulimet e vjetra të rinj dhe të vjetër. Do ishin parrullat e para 20 vitesh që kishin strategji Rama dhe Basha. Qëllimi ishte të eliminonin drejtuesit politikë”, tha Imami.

 

You may also like