Ish-kryebashkiaku i PS Shpëtim Gjika, i del në krahë Saimir Tahirit: Unë prapë do të pres vëlla

by admin
Spread the love

Ish-kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika, ka reaguar pas dënimit me 3.4 vite burg të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ku Gjika i ka dalë në mbrojtje Tahirit përmes një reagimi në rrjete sociale, ku thekson se shpresonte që të shpallej i pafajshëm dhe që sipas Gjikës, e drejta e Tahirit të triumfonte.

“I dashur Saimir! Edhe pse sot, duke e njohur mirë karakterin tënd në ditë dhe kohë të vështira, kisha shpresë dhe besim se e drejta jote do triumfonte, prisja të të takoja dhe të të përqafoja nga afër, unë prapë do të të pres vëlla! Ti je i fortë! Sprovat të bëjnë edhe më të fortë! Kurajo dhe durim miku im i shtrenjtë”, shkruan ai.

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka dënuar ditën e djeshme me burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Gjykata e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burg.

Gjatë fjalës se tij kreu i trupës gjykuese, deklaroi se provohet lidhja e Tahirit me Moisi Habilajn dhe Artan Habilajn.

Po ashtu gjykata tha se është verifikuar se Tahiri ka përfituar shërbime të padrejta dhe shpërdorimi i detyrës ka dëmtuar shtetin.

You may also like