Ish-kreu i PD-së paralajmëron ndryshimin drastik në PD: Deri në vitin e ri çdo gjë do mbarojë! Ja fundi “tragjik” që e pret Bashën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-kreu i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim.

Ibsen Elezi e vlerëson iniciativën e ndërmarrë nga Sali Berisha si një lëvizje e cila po rritet dhe që do të përfundojë me shkarkimin e Bashës.

“E para kjo është përplasje dispropocionale. Berisha duke parë që vetë e ka të pamundur, i ka bërë thirrje gjithë demokratëve. Janë shumica e anëtarësisë që po reagojnë. Është dispropocinale pasi Basha nuk ka më mbështetje nga Kuvendi dhe kryesia. Dhe nëse këta vendosin që të largohet z.Basha ai nuk ka çfarë të bëjë. Besoj se deri në vitin e ri kjo periudhë kaosi në PD do të mbarojë. Mendoj se PD do ketë një pikë kthese. Ndoshta njerëzit nuk do mendojnë si Berisha. Do jetë një PD që do ketë debate dhe rryma të ndryshme. Respektimi i rregullave shmang konfliktet. Konfliktet janë si pasojë e mosrespektimit të rregullave”, deklaroi Elezi për Fax News.

You may also like