Ish kreu i KQZ-së Kristaq Kume tregon se çfarë do të ndodhë në 6 mars mes Bashës dhe Berishës

by admin
Spread the love

Ish kreu i KQZ-së Kristaq Kume nuk beson se zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit do të zgjidhin ngërçin brenda PD-së.

“Nuk pres që zgjedhjet e 6 marsit të jenë faktor për zgjidhjen e ngërçit të madh që po përballet PD sot, sepse asnjëra nga palët nuk do të pranojë rezultatin dhe do të thotë që zgjedhjet janë vjedhur apo manipuluar. Zgjidhjen e problemit brenda PD-së e shoh vetëm në dyert e gjykatës. Nuk ka zgjidhje tjetër” thotë Kume.

Kume thotë se dy palët nuk do të pranojnë rezultatin megjithatë do ta përdorin si test për influencën e tyre politike.

“Gara më shumë sesa do të bëjë që të ballafaqohen kandidatë të ndryshëm do të përqëndrohet sa vota arrin të marrë si tregues i mbështetjes. Është një garë politike për të treguar se kush ka mbështetje më të madhe.”-tha ai.

You may also like