Ish-komandanti i marinës ruse qëllohet për vdekje teksa vraponte – Shqip

by admin
Spread the love

Një ish-komandant i marinës ruse, i cili ushtronte detyrën e oficerit është qëlluar për vdekje teksa po vraponte në qytetin Krasnodar të Rusisë. 42-vjeçari, Stanislav Rzhitsky, u qëllua për vdekje nga një person i armatosur i paidentifikuar. Lajmin e bëri të ditur Agjencia Shtetërore Ruse “Rossiya 1”.

Komiteti Hetimor i vendit tha se një hetim për vrasje është nisur dhe se zyrtarët do të kërkojnë të përcaktojnë të gjitha rrethanat e incidentit, si dhe të zbulojnë autorin e krimit.

Gazeta e përditshme ruse Kommersant raportoi se ish-oficeri i marinës u qëllua në shpinë dhe në gjoks nga një person i armatosur i paidentifikuar ndërsa ai po bënte vrapimin e tij në mëngjes në një park pranë qendrës sportive Olimp.

Një kanal rus me lidhje të ngushta me policinë, raportoi se vrasësi mund të kishte gjurmuar vrapimet e tij pasi, sipas hetimeve, autorit ndoqi rregullisht të njëjtën rrugë ndërsa vraponte.

Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko, shkroi në Twitter se mediat ruse po akuzonin Ukrainën për përfshirje, por as nuk pohoi dhe as nuk i mohoi këto akuza.

“Deri më tani policia ruse nuk mund të gjejë një kamerë të vetme vëzhgimi që do të tregonte kryerjen e krimit. Kërkimi vazhdon,” tha ai.

Thuhet se viktima komandonte nëndetësen Krasnodar në Marinën Ruse. Mediat ukrainase kanë pretenduar se ai mund të kishte qenë në komandë të anijes kur kreu një sulm me raketa në qytetin ukrainas të Vinnytsia në Korrik 2022, i cili vrau 23 njerëz, duke përfshirë 3 fëmijë. Qeveria ukrainase tha se sulmi erdhi nga raketat e lundrimit Kalibr të lëshuara nga një nëndetëse në Detin e Zi./tvklan.al

You may also like