Ish-keçistja amerikane shpallet ‘rrezik për shoqërinë’ teksa pret burgun pas spirales së degradimit (fotot)

by admin
Spread the love

Dikur e njohur me emrin e spektaklit Tammy ‘Sunny’ Sytch, keçistja e programit të ‘zbavitjes masive’ Hall of Famer në SHBA, është deklaruar dje nga gjykata ‘rrezik për shoqërinë’ pas dënimit për vrasje nga pakujdesia dhe drejtim të automjetit nën influencën e alkoolit.

50 vjeçarja Sytch, do të dënohet muajin që vjen për një numër shkeljesh, që nuk përputhen me të kaluarën e saj televizive sportive.

Problemet për ish-luftëtaren e ringut kanë nisur prej vitit 2012, kur u arrestua disa herë brenda disa javësh, shkruajne mediat amerikane.

Por në mars 2022, ajo la të vdekur një burrë 75-vjeçar neaksident dhe pret një periudhë të konsiderueshme në burg.

Mediat thonë se ajo mund të përballet me deri në 25 vjet burg për vdekjen e Julian Fran Lasseter, pasi Sytch përplasi Mercedes-in e saj me disa makina.

Dokumentet tregojnë se Lasseter “humbi jetën nga plagët pak pas përplasjes”, ndërsa Sytch e cila “nuk e kishte idenë që kishte shkaktuar aksidentin”, më vonë pranoi se kishte pirë vodka, pas provave të gjetura në automjet.

Në automjetin e gruas zyrtarët gjetën një pulë të pjekur,  një shishe vodka Grey Goose ndërsa niveli i alkoolit të shoferja ishte mbi limitin e lejuar, shkruan rrjeti Fightful.

Sytch ka pranuar akuzat e drejtimit nën influencën e alkoolit dhe dëm ndaj pronës në aksidentin e  Ormond Beach, Florida, SHBA.

Mediat thonë më tej se disheza e Sytch nisi në 2005 kur u shpall fajtore për zotërim të substancave të ndaluara dhe mjekimeve qetësuese me rekomandim.

Prej atëherë ajo është ndaluar disa herë për drejtim nën influencën e alkoolit dhe shkelje të tjera si rezistencë ndaj arrestit në vitin 2021.

Prej akuzave të saj ka pasur kërkesa për heqjen e emrit të Sytch sala e famës së spektakleve të keçit WWW Hall of Fame, ku ajo ishte shënuar në 2011. WWW nuk ka komentuar ende mbi zhurmat e kedetes së tij dikur të famshme.