Ish e dashura e Taulant Xhakës martohet me futbollistin e Kosovës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Modelja e njohur kosovare, Dorina Podrimja i ka thënë “Po” propozimit për martesë të futbollistit, Florent Hadërgjonaj.

Çifti njoftoi lajmin e bukur në një postim në rrjetet sociale. Në foto shihet sportisti duke mbajtur dorën e modeles, ku në gishtin e saj vihet re unaza me të cilën ai i propozoi për martesë, ndërsa në sfond shkrimi klasik “Marry me (martohu me mua)”.

Kujtojmë që modelja, Dorina Podrimja ka qenë edhe më parë në një romancë. Bëhet fjalë për futbollistin e famshëm, Taulant Xhaka.

Ata i kishin dhënë zemrën dhe shpirtin njëri-tjetrin, madje besën që do të martoheshin, ndërsa Taulant Xhaka kishte bërë tatuazh emrin e saj në trup.

Futbollisti i kishte premtuar modeles se gjatë vitit 2013, nëse fitonte “Miss Zvicra”, do i propozonte për martesë.

“Nëse Dorina fiton Miss-in, unë në skenë do i bëj propozim martese’’, thuhet në intervistën e dhënë nga Xhaka gjatë kohës kur kanë qenë në lidhje me bukuroshen Podrimja.

Ndërkohë, Dorina theksonte: “Ne duam që gjithë jetës të jemi bashkë, flasim hapur për martesën dhe fëmijët’’.

Por, pas tri vitesh shoqëri dhe lidhjes, gjithçka mes tyre përfundoi. E përditshmja zvicerane “Blick”, përmendte në atë kohë si arsye të ndarjes xhelozinë madhe që modelja ka pasur pas famës së Xhakës dhe udhëtimeve të tij të shumta.

Pas ndarjes ai fshiu edhe tatuazhin që i kushtoi ish të dashurës së tij.

You may also like