Ish-deputeti i PD paralajmëron goditjen që do të marrë Lulzim Basha në vijim

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka paralajmëruar goditjen e fortë për Lulzim Bashën. Ai tha se kryedemokratin e pret shkarkimi.

“Shumica do të vendosë më datë 11 në Kuvendin Kombëtar të PD. Çfarëdolloj mitingjesh që të zhvillojë Basha për të mbrojtur regjimin Rama- Basha, nuk do ia dali dot kurrsesi që të marrë PD dhe të ja shesë Edi Rama. Lulzim Basha do shkarkohet me datë 11.

Më 11 mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD siç e kanë kërkuar delegatët e PD dhe pakica që përfaqësohet nga Basha do të shkarkohet dhe do të vazhdojë me ringritjen e PD dhe të aksionit opozitar për të larguar qeverinë e cila ka larguar rininë, që ka mbushur parlamentin me kriminelë. Për të rrëzuar këtë qeveri duhet një opozitë e vërtetë dhe jo një opozitë që i shërben qeverisë”, tha Balliu.

You may also like