Ish-burri i Jennifer Lopezit, Marc Anthony po martohet për herë të katërt me një “miss” 30 vite më të re në moshë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Marc Anthony është fejuar për herë të katërt.

Këngëtari do të martohet me konkurenten e “Miss Universe”, Nadia Ferreira, 23 vjeçe, e cila është 30 vjet më e vogël se ai, shkruan DailyMail.

Këngëtari 53-vjeçar – i cili ka dy fëmijë me ish-gruan e tij Jennifer Lopez – dhe bukuroshja këmbëgjatë u panë duke shkuar në festën e fejesës së tyre në Sexy Fish Miami në Florida të enjten.

Nadia e bëri të ditur lajmin përmes Instagramit të saj të enjten pasdite me një fotografi të unazës së saj të bukur prej diamanti, e cila ka një gur të madh në formë smeraldi në mes me dy gurë më të vegjël në anët tjera.

Në mbishkrimin e shkruar në fotografi shkruhej: “Festa e fejesës”.

Në festë, Marc mund të shihej i veshur me një këmishë të bardhë, me një xhaketë sportive blu të errët. Nusja e tij e ardhshme kishte veshur një mini fustan ngjyrë pastel me flokët e tërhequr pas.

Ferreira u kurorëzua me titullin “Miss Paraguai” vitin e kaluar dhe përfundoi në vendin e parë në konkursin e “Miss Universe”, pas Harnaaz Sandhu të Indisë.

Ndonëse nuk dihet saktësisht se sa kohë dy zogjtë e dashuruar janë takuar me njëri-tjetrin, ata kanë konfirmuar zyrtarisht lidhjen e tyre në muajin mars.

Jennifer Lopez, 52 vjeçe, me të cilën u martua në vitin 2004 pasi ajo i dha fund fejesës në atë kohë me aktorin Ben Affleck (i cili tani është i fejuari i saj aktual).

Martesa e tij me Jenniferin ishte përpjetë e poshtë për vite me radhë pasi kishte pretendime të vazhdueshme për grindje dhe pabesi që u bënë lajmet kryesore.

Ata u ndanë në vitin 2011 dhe divorci tyre u finalizua në vitin 2014.

Ajo i tha Oprah: “Pasi u divorcova, më duhej të rishqyrtoja gjithë jetën time, sepse prita të bëja fëmijë, kisha fëmijë kur isha 38 vjeçe, sepse kurrë nuk doja të mos isha me personin me të cilin isha dhe kisha fëmijët me të”.


You may also like