Isco refuzoi tri oferta për të qëndruar, menaxheri: Sa shumë dashuri te Real Betis

by admin
Spread the love

Isco u transferua pa bujë të madhe te Real Betis gjatë verës, në një moment ku nuk kishte minuta në këmbë dhe klubet e mëdha e kishin “braktisur”.

Pavarësisht klasit që zotëron, skepticizmi ishte i madh në lidhje me rendimentin e mesfushorit të avancuar.

Gjithsesi, trajneri Pellegrini besonte shumë dhe 31-vjeçari ia ka shpërblyer kilenit, klubit dhe tifozëve. Duke rigjetur në ““Benito Villamarin” formën e ditëve më të mira.

3 gola dhe 4 asiste mes kampionatit dhe Europa League, por edhe shumë “magji” në fushën e blertë. Presidenca e klubit andaluzian i dhuroi rinovimin deri në 2027 Iscos, i cili refuzoi tri oferta të rëndësishme për të qëndruar te Betis.

“Në një farë kuptimi, ne ishim të detyruar ta arrinim këtë marrëveshje sepse Betis e donte dhe Isco donte të qëndronte”, thekson agjenti i lojtarit kreativ, i cili vijon:

“Isco ka marrë shumë dashuri që prej momentit të parë që erdhi te Betis. Gjëja më e rëndësishme është se ata menjëherë thanë se donin të rinovonin, që në tetor. Ne firmosëm me Betis në korrik dhe drejtuesit donin të rinovonin kontratën në tetor. Isco refuzoi tri oferta për të qëndruar këtu, e donin dy klube spanjolle dhe një klub i huaj”, theksoi menaxheri i tij.


Top Channel

You may also like