Ironizon zëdhënësi i VMRO-së: Mendonim se LSDM dhe BDI nuk merren me fishekzjarre!

by admin
Spread the love

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski ka ironizuar duke theksuar se kishin menduar se eksponentët e LSDM-së dhe BDI-së janë evropianë, por ata u kapën me fishekzjarre. Stoilkovski tha se ky vit nuk mund të përfundojë më turpshëm për partitë në pushtet.

Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së 

“Ali Ahmeti është pjesë e ‘koalicionit europian’, por dhe mbrëmë milioneri Drin Ahmeti, i cili ka blerë Soravian, u kap derisa po kontrabandonte fishekzjarre. Do të pyesnim nëse mjetet piroteknike ishin europiane, nga cili shtet europian. u sollën, nëse tingulli që lëshojnë është europian dhe a kanë informuar Komisionin Europian për këtë reformë të tyre me mjete piroteknike?”

Stoilkovksi ka ngritur pikëpyetjen nëse Drin Ahmeti ka një fabrikë për prodhimin e fishekzjarreve apo ishte një pretekst i rremë për policinë. Ai tha se duhet të ketë përgjigje nga qeveria dhe nga Spasovski, a morën Tigrat urdhër për t’u tërhequr nga stacioni i Qendrës, dje kur Tigrat e policisë ndaluan Drin Ahmetin.

“A ka pasur fillimisht frikë Spasovski, se mos përmendet emri i Drin Ahmetit? Dhe a ka ndryshuar gjithçka nën presionin e publikut? Çfarë tjetër do të përjetojë Maqedonia me LSDM-në dhe BDI-në? , ka pyetur Stoilkovski. /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like