Ironizon Jabllanoviqi: Po i dhuroj Kurtit një apartament dhe 500 mijë euro

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, i është kundërpërgjigjur me ironi kryeministrit Albin Kurti lidhur me deklaratën e tij se politikani serb ishte tërhequr nga pjesëmarrja dy ditë para zgjedhjeve në veri të Kosovës në këmbim të një milion eurove dhe dy apartamenteve në Beograd.

Në llogarinë e tij në Twitter, Jabllanoviqi shprehet se në një sistem serioz demokratik, sot në prokurori do të intervistohej ose ai ose Albin Kurti.

“Meqë ne jemi larg demokracisë, unë po i dhuroj kryeministrit 1 apartament dhe 500.000 €, vetëm po e lus të më tregojë se ku është ai apartament tjetër dhe pjesa e mbetur e parave”, shkroi Jabllanoviq.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Kurti: Jabllanoviqi ka marrë një milion euro dhe dy apartamente në Beograd për t’u tërhequr nga zgjedhjet

You may also like