Ironia e Luçiano Boçit: Çmimi i naftës është bërë si fustanet e Elisa Spiropalit në Kiev

by admin
Spread the love

Ditën e sotme, me anë të një postimi në rrjete sociale, nënkryetari demokrat, Luçiano Boçi, reagoi me ironi për çmimet stratosferike të karburanteve në vend.

Ai bëri një krahasim me fustanet e Ministres Elisa Spiropali, e i cila u ndërrua tre herë gjatë vizitës së shkurtër në Kiev.

Por e pyetur nga mediat, Spiropali tha se u ndërrua shpesh për arsye higjienike.

Postimi:

“NAFTA ME FUSTAN
Na është bërë çmimi i naftës si fustanet e Spiropalit në Kiev!
Është më i shtrenjti në rajon dhe ndërrohet kaq shpesh.
Madje tani e kanë gjetur dhe justifikimin spiropalian:
E rrisin dhe e ndërrojnë “për arsye higjienike”… ambient”, shkruan ai.

You may also like