IRLANDË – Martin u kërkon vendeve të anulojnë pezullimin e financimit për UNRWA

by admin
Spread the love

DUBLIN, 15 shkurt /ATSH-DPA/- Zëvendëskryeministri irlandez, Micheál Martin u ka kërkuar vendeve që të anulojnë pezullimin e tyre të financimit për agjencinë e ndihmës së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA), ndërsa shefi i organizatës paralajmëroi për pasoja “apokaliptike” nëse Izraeli kryen ofensivën e planifikuar tokësore në Gazën jugore.

Duke njoftuar se Irlanda do të ofronte 20 milionë euro (21,55 milionë dollarë) në mbështetje të UNRWA-s, Martin tha se ishte thellësisht i shqetësuar që donatorët kryesorë të agjencisë kanë pezulluar fondet e tyre.

Agjencia e ndihmës, e cila ofron shërbime thelbësore, duke përfshirë kujdesin shëndetësor dhe arsimin në Gaza, po përballet me një të ardhme të pasigurt, pasi Izraeli akuzoi se 12 punonjës nga stafi i tij ishin të përfshirë në sulmin e 7 tetorit, gjë që çoi në tërheqjen e fondeve nga donatorëve kryesorë.

Komisioneri i përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini, i cili u takua sot me Martin në Dublin, tha se agjencia e ndihmës kishte humbur 450 milionë dollarë dhe po përballej me një mungesë të madhe financimi.

Lazzarini paralajmëroi gjithashtu për pasoja të tmerrshme nëse Izraeli do të kryente sulmin e planifikuar në Rafah.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like