Irani vret dy të dyshuar në lidhje me sulmet në Kerman

by admin
Spread the love

Ministria iraniane e Inteligjencës tha se dy persona u vranë në një shkëmbim zjarri me forcat e sigurisë dhe disa të tjerë u arrestuan si të dyshuar për sulmet vdekjeprurëse në fillim të këtij muaji në Kerman.

Shteti Islamik (IS) mori përgjegjësinë më 4 janar për sulmin që vrau rreth 100 njerëz dhe plagosi 284 të tjerë, më 3 janar. Shpërthimet ndodhen gjatë shënimit të përvjetorit të ish-komandantit iranian, gjeneralit Qassem Soleimani, i cili ishte vrarë para katër vjetëve nga një sulm ajror amerikan.

Përmes një deklarate më 19 janar, ministria tha se dy të dyshuarit, pjesë e IS, të cilët i quajti “terroristë të huaj”, u vranë në një shkëmbim zjarri me forcat iraniane derisa ata planifikonin një sulm të ri që synonte një qendër të zbatimit të ligjit në Kerman.

Ministria shtoi në deklaratë se një nga të arrestuarit ishte Mohammad Omran Tanveer, i njohur gjithashtu si “Abu Omran”.

Sipas inteligjencës iraniane, Tanveer është i lidhur me Abdullah Taxhikin, për të cilin ministria ka thënë më parë se ishte arkitekti dhe mbështetësi kryesor i bombardimeve në Kerman.


Top Channel

You may also like