IRAN – 53 të vdekur pas shpërthimit në një ceremoni përkujtimore për gjeneralin Soleimani

by admin
Spread the love

TEHERAN, 3 janar /ATSH-ANSA-DPA/ – Të paktën 53 persona kanë humbur jetën për shkak të dy shpërthimeve pranë varrezave të Kermanit, në Iranin Qendror, ku ndodheshin mijëra persona, të cilët po përkujtonin trevjetorin e vdekjes së gjeneralit të fuqishëm iranian Qassem Soleimani.

Nga media iraniane pati raportime edhe për një shpërthim të dytë.

Zëvendësguvernatori i Kermanit e konsideroi një sulm terrorist.

Kerman ishte shtëpia e Soleimani, ish-komandantit të njësive të huaja të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

SHBA e vrau atë në një sulm me dron në Irak më 3 janar 2020.

Soleimani nderohet si martir nga mbështetësit e qeverisë.

Të mërkurën, turma njerëzish bënë gjithashtu një pelegrinazh nëpër rrugët e Kermanit, në varrin e Soleimanit.

Në një klip të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror, dëgjoheshin një zhurmë dhe britma.

Shkaku i saktë i shpërthimit është ende i paqartë./ a.jor

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like