IRAN – 30 ligjvënës infektohen me variantin Omicron

by admin
Spread the love

TEHERAN, 30 janar /ATSH-DPA/- Tridhjetë anëtarë të parlamentit iranian kanë rezultuar pozitivë për variantin Omicron të koronavirusit dhe tani janë në karantinuar, njoftoi sot ligjvënësi Abolfasl Abutorabi.

Parlamenti ka vendosur të kryejë teste të koronavirusit për të gjithë 290 ligjvënësit për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të infeksioneve, tha Abutorabi, sipas agjencisë së lajmeve Fars.

Irani u godit rëndë nga pandemia deri në mesin e vitit të kaluar, por situata u lehtësua pas një përshpejtimi të fushatës së vaksinimit.

Deri më sot, mbi 60 për qind e afro 84 milionë banorëve të Iranit i kanë kryer të dyja vaksinat, me më shumë se 16 milionë vaksina përforcuese të administruara tashmë.

Megjithatë, pas përhapjes së shpejtë të variantit Omicron dhe rritjes së numrit të rasteve në mënyrë të vazhdueshme, qeveria iraniane po planifikon një masë të re izolimi.

Që nga shpërthimi i pandemisë në shkurt 2020, në vend janë regjistruar më shumë se 132,000 vdekje për shkak të Covid-19 dhe mbi 6.3 milion infeksione.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like