Iowa, çelen sot mes ngricës qendrat e votimit! Parapraket e para në SHBA

by admin
Spread the love

Një vit vendimtar zgjedhor që ka të ngjarë t’i vërë institucionet e vendit në një sprovë ekstreme, çelet sot në Iowa të SHBA, teksa vendi i parë që voton për zgjedhjet paraprake dridhet nën një valë të ftohti polar që e ka mbërthyer prej ditësh.

Kjo e nuk e ndaloi megjithatë Donald Trumpin t`u kërkojë votuesve të tij që të dalin masivisht në votime, mes përpjekjeve për të ndëshkuar rivalët e vet që i përshkruan si “mashtrues” dhe “gënjeshtarë”. Ish-presidenti, i cili u largua nga posti janarin e vitit 2021, po kërkon një fitore të shpejtë për ta vendosur në rrugë të mbarë drejt nominimit republikan dhe drejt një rikthimi të mundshëm në Shtëpinë e Bardhë.

Trumpi dhe kundërshtarët e tij republikanë kanë bërë hapat e fundit për të siguruar mbështetje në Iowa, disa orë përpara se në këtë shtet të nisë gara e vitit 2024 për rrugën drejt presidencës amerikane. Kandidatët zhvilluan mitingjet e fundit elektorale, megjithëse kushtet e acarta të motit i kanë komplikuar ditët e fundit të fushatës.

Një fitore e thellë në Iowa do të çimentonte statusin e Trumpit, teksa rivalët e tij janë përpjekur ta paraqesin veten si alternativën kryesore ndaj ish-presidentit. Votuesit republikanë do të takohen në një nga më shumë se 1,500 qendrat e  grupeve parlamentare të këtij shteti të hënën mbrëma për të treguar se cili është kandidati i tyre i preferuar presidencial, thotë BBC.

Të gjithë kandidatët u kanë kërkuar votuesve që të përballojnë të ftohtin ekstrem, pasi temperaturat parashikohet të bien deri në -30 gradë Celsius (-20F), në mënyrë që ata të mund të thonë fjalën e tyre në garë mes frikës së madhe se moti i keq mund të cenojë pjesëmarrjen.


Top Channel

You may also like