Inzaghi pret portier dhe sulmues, drejtuesit i sjellin një tjetër mesfushor

by admin
Spread the love

Inzaghi pret portier e sulmues, megjithatë drejtuesit e Interit janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes për të sjellë në Milano mesfushorin serb Lazar Samardzic.

Ky i fundit ka shkëlqyer te Udinese në sezonin e kaluar dhe ndiqet me mjaft vëmendje nga zikaltrit, teksa mediat italiane raportojnë se ka tashmë një akord mes dy klubeve.

Samardzic pritet të transferohet në Milano për një shifër prej 18 milionë eurosh, plus kartonin e mesfushorit Giovanni Fabbian për të cilin Interi do të ruajë edhe të drejtën e riblerjes brenda dy sezoneve të ardhshme.

Me Calhanoglu, Barella, Fattesi, Mkhitaryan e Asllani të konfirmuar tashmë, duket se do të jetë pikërisht Samardzic futbollisti që do të kompletojë 6-shen e mesfushës zikaltër, ndërsa Sensi e Agoume pritet të largohen sërish në huazim./Supersport


Top Channel

You may also like